Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkon nga udhëheqja e Serbisë që të marrë përgjegjësi dhe të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë, që do të ishte një parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve.
Deputeti socialist thotë në postimin e tij në Facebook se shpreson që të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë në funksion të mbijetesës politike.
“Unë bëra atë që bëjnë njerëzit kur fjalët dështojnë”, do të shpjegonte 50 vite më parë, Kancelari Gjerman Willy Brandt aktin e tij të rënies në gjunjë para memorialit për viktimat e kryengritjes së getos së Varshavës, të vitit 1943. Një moment simbolik i pranimit dhe ballafaqimit me të vërtetën e Gjermanisë dhe historisë së Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Dy dekada nga çlirimi i Kosovës dhe përfshirja e të gjitha vendeve të rajonit në procesin e integrimit europian, shtrohet pyetja: Kur do të shohim udhëheqësit e Serbisë të bëjnë të njëjtën gjë për krimet e kryera në Kosovë, si parakusht për një proces normalizimi e pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?
Piruetat me këmbime territoresh, relativizimi dhe amnestimi i përgjegjësisë shtetërore që mban Serbia për krimet e kryera në Kosovë, në funksion të mbijetesës politike, shpresoj të kenë shërbyer si mësim i hidhur për këdo. Tanimë, nevojitet kurajo dhe përgjegjshmëri për t’u ballafaquar me ketë realitet dhe kurrësesi për t’u përfshirë në revizionimin e historisë” shkruan Bushati./abcnews.al/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...