Kryetari i AAK-së thotë se qeveria e ka pasur shumicën e thjeshtë, por sipas tij në votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike problemi ka qenë me Listën Serbe.
“Kësaj radhe është e vërtet që problemi është krijuar për shkak të shpërputhjes së qëndrimeve me Listën Serbe. Këto informata i kam nga kolegët në qeveri. Por e di që koalicioni i ka 61 vota”, tha Ramush Haradinaj në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.
Haradinaj thotë se prej një muaji nuk e ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti, por ai thotë se për këtë gjë nuk ka pasur ndonjë nevojë për ta takuar.
“Ne i kemi njerëzit tanë në qeveri që takohen me kryeministrin Hoti”, ka shtuar Haradinaj duke thënë se ai takohet dhe komunikon shpesh me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me të cilin thotë se ka nënshkruar koalicionin.
I pari i AAK-së thotë se pret që buxhetin e vitin të ardhshëm ta votojnë edhe deputetë jashtë koalicionit pasi sipas tij mos votimi i këtij buxheti do të shkaktonte probleme të mëdha për vendin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...