Google ADS

Ministrja Kushi zhvillon bashkëbisedim me mësues të shkollave të ndryshme të Shqipërisë

20:25 | 7 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me mësuese të shkollave të ndryshme në vend në lidhje me ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar.

“Sapo zhvillova në ambientet e MASR një bashkëbisedim të hapur me mësuese të shkollave të ndryshme të vendit, të cilat ndanë me mua përvojën e javës së parë të mësimit të kombinuar, problematikat e shfaqura dhe sugjerimet për përmirësime të mëtejshme” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ministrja Kushi shpreh mirënjohjen për mësuesit:

“I falenderova pa masë për mendimet e tyre të sinqerta dhe u shpreha mirënjohjen time të pakufi për sakrificat që po bëjnë në këto kushte aspak të lehta të pandemisë. Faleminderit!” – mbyll postimin e saj, Ministrja Kushi./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme