Mund të thuhet se Shqipëria ka rënë në grupin e ferrit, pasi aty do të ketë punë me Anglinë dhe Poloninë.
Pak çaste më parë u hodh shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror që do mbahet në Katar në vitin 2022.
Kualifikimet do të fillojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm, e që kuqezinjtë do të tentojnë të japin më të mirët.
Për dallim nga kombëtaret tjera që kanë pothuajse një kundërshtar të vështirë, skuadra e Edy Rejas do të duhet të përballet me dy sosh, me Tre Luanët dhe me Poloninë e Robert Lewandowskit.
Danimarka, Austria, Skocia, Izraeli, Ishujt Faroe dhe Moldavia, që gjenden në Grupin F, mund të thuhet se është grupi më i lehtë, derisa danezët e austriakët cilësohen si favoritë.
Kujtojmë se përballje të lehta nuk do të ketë as Kosova, që është në Grupin B, pasi do ketë punë me Spanjën që është në super formë, derisa Suedia që ka rënë në nivel dhe me Greqinë që kishim punë në Ligën e Kombeve e me Gjeorgjinë që nuk është nivel i tanëve, mund të thuhet se do të jetë një grup i paparashikueshëm, me Furinë e Kuqe që pritet të kalojë me lehtësi në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite