Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova është listuar në mesin e shteteve që 20 për qind të vaksinës antiCOVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vetë.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, gjersa aplikimi për asistencë teknike për këto vaksina është bërë ditë më parë përmes ekipit të ekspertëve.
Hoti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë me përpikëri rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat kundër COVID-19, në kohën kur numri i rasteve të reja ditore në nivel vendi vazhdon të mbetet i lartë.
“Ky është kontributi më i madh që mund të japim për veten, familjen dhe mbarë shoqërinë. Prandaj, mbajeni maskën, respektojeni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale”, ka porositur Hoti.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.407 mostra, prej të cilëve 519 rezultuan pozitive, ndërsa janë raportuar edhe 14 viktima me SARS CoV-2 pozitiv.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...