Njëmbëdhjetë breza, mbi një milion klientë në të gjithë Europën në më pak se 30 vjet, një sukses i paparë që nga viti 1991, i kanë mundësuar “Astra”-s të fitojë një vend në Olimpin e makinave të segmentit C, duke u bërë në gamën Opel vetura e dytë më e shitur pas asaj të qytetit “Corsa”.
“Astra K”, një shkronjë e përzgjedhur jo rastësisht, kujton emrin e pararendësit “Kadett”, prej të cilit ajo ka zënë vendin në rangun Russelsheim që nga vitet ’90.
Dizajni dallohet nga një pjesë ballore krejtësisht e re, që nënvizon përkatësinë në familjen e markës gjermane, e cila ka qenë nën kujdesin e grupit “Psa” për më shumë se një vit, transmeton EkonomiaOnline.
Me 200 kilogramë më pak se në të kaluarën, me një kabinë më të gjerë dhe të rehatshme, “Astra” e re është më efikasja deri më tani përsa i përket emetimeve të dyoksidit të karbonit, të reduktuara deri në 21%, e krahasuar me modelin e mëparshëm.
Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 or...
Kishte veshur maicë me mbishkrime dhe përmbajtje nxitëse, ar...
Më 11 tetor ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë Enri...
Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj
Shpërthim në Podujevë