Rita Ora u ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë.
Ajo organizoi një festë me shumë të ftuar për ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në lagjen Notting Hill të Londrës – festë kjo e cila u ndërpre nga policia.
Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi. Tani ajo në një intervistë , ka rrëfyer se si u ndje gjatë kësaj jave, ku ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj, shkaku i turpi që ndjeu.
“Ndërsa e kuptoj që fjalët apologjetike të një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, veçanërisht dikush që ka thyer rregullat si unë, unë e kuptoj që disa mund të kërkojnë të ndjekin shembullin tim”, ka thënë këngëtarja shqiptare për The Sunday Times.
Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të mos i thyejnë rregullat sikur ajo, sepse nuk është një shembull i mirë për t’u marrë marrëzia e saj e fundit. “Mesazhi im për ta është i thjeshtë: Ju lutem mos. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe zërat e heronjve të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli) dhe të merrni masat e nevojshme paraprake”, ka thënë Rita Ora.
Përgjatë intervistës, shqiptarja ka kujtuar gjithashtu edhe se sa e vështirë ishte shpërngulja e familjes së saj nga Kosova në Britani të Madhe, ku për një jetesë më të mirë të familjes, babai i saj kishte punuar në tri punë, gjersa shprehet e lumtur që tani ka mundësinë që t’ua shpërblejë mundin prindërve të saj, duke u mundësuar atyre sot një jetë milionëshe./lapsi/
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...