Pavarësisht pengesave të ndryshme gjatë rrugës asgjë nuk mundi t’i ndalë Lauren Jimenez dhe Patrick Delgado të martoheshin – madje as COVID-19.
Pandemia i kishe detyruar që ta ndryshonin listën e të ftuarve dhe vendin ku do ta bënin dasmën tri herë, por ndodhi edhe ajo që nuk pritej kur Jimenez doli pozitive me COVID-19 vetëm pak ditë para ditës së tyre të madhe që ishte më 20 nëntor.
Megjithatë, Jimenez dhe Delgado – që ishin së bashku për katër vjet dhe u fejuan më 24 maj 2019 – vendosën që ta mbajnë dasmën që ishte unike në kohën kur bota po përballet me pandeminë.
Jimenez veshi fustanin e saj të bardhë dhe doli në dritaren e dhomës së fjetjes në katin e dytë të shtëpisë së nënës së saj në Ontario të Kalifornisë, derisa 27 vjeçari Delgado qëndroi poshtë dritares në oborrin e shtëpisë – si një “Romeo” modern.
“Edhe pse kjo padyshim nuk është mënyra se si e kemi paramenduar ditën e dasmës, unë dhe Patrick arritëm që t’i betohemi njëri-tjetrit”, ka thënë 29 vjeçarja Jimenez për “Good Morning America”, duke shtuar se ajo ishte mërzitur shumë kur kishte kuptuar se kishte rezultuar pozitive me COVID-19.
Delgado e anuloi krejt ceremoninë, derisa u sigurua që zyrtari për kurorëzim dhe fotografja do të ishin pjesë e kësaj ceremonie të improvizuar.
“Patrick ka qenë i mrekullueshëm. Meqë ne nuk jetojmë së bashku, ai më ka thirrur çdo ditë me FaceTime dhe ma ka përsëritur vazhdimisht se do ta kalojmë çdo gjë së bashku”, ka deklaruar nusja.
Jessica Castellano, fotografja e kësaj dite speciale, i ka thënë “GMA” se kjo ishte “dasma më e veçantë për 2020” duke thënë se pavarësisht se çifti po e ruanin distancën sociale mund të ndjehej dashuria mes tyre.
“Mendoj se distanca mes tyre i ka shtuar më shumë magji dasmës. Imagjinojeni kur i tregoni fëmijëve tuaj se ju jeni martuar kur njëri nga ju ishte në karantinë, sepse thjesht mezi prisnit që të martoheshit me dashurinë e jetës tuaj. Ata e jetuan betimin “në sëmundje dhe shëndet bashkë””, tha ajo.
Kur erdhi koha për t’u kurorëzuar, “zogjtë e dashuruar” nuk ishin ballë për ballë, por ishin të lidhur me një fjongo të gjatë plot me lule që ishte krijuar nga tezja e Jimenez.
Kjo, sipas Jimenez, ishte simbolika e “bashkimit, dashurisë dhe prekjes fizike”, meqë ata nuk mund t’i kapnin duart e njëri-tjetrit.
Edhe pse kjo nuk ishte dasma që Jimenez e kishte ëndërruar, ajo tha se do të ndjehet e lumtur kur ta kujtojë ditën e dasmës së saj.
“Të jesh një nuse në karantinë nuk ka qenë ideale, por po përpiqem që ta marrë sa më pozitivisht. Mezi po pres që të jem me Patrick dhe më në fund ta puth”.
“Ndjehem shumë me fat që e kam një partner që do të më mbështesë, do dhe qëndrojë afër në kohët e vështira. Nëse mund ta kalojmë vitin 2020, unë dhe Patrick mund të kalojmë gjithçka. E di se ne do të qeshim se sa e çmendur, unike dhe ndryshe ishte dasma jonë. Ne padyshim se do t’ia tregojmë këtë histori fëmijëve dhe nipave e mbesave tona”.
Jimenez ka treguar se ajo dhe Delgado planifikojnë që të bëjnë një festë të madhe vitin e ardhshëm, për të festuar njëvjetorin e martesës, nëse pandemia do të marrë fund./kk/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...