Kadri Veseli, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dha dorëheqje nga posti i të parit të partisë dhe nga pozita e deputetit të Kosovës, më 5 nëntor 2020. Dorëheqja e Veseli erdhi për shkak të aktakuzës nga Gjykata Speciale e Kosovës.
PDK menjëherë veproi duke mos e lënë partinë pa udhëheqës dhe zgjodhi ushtrues detyre, Enver Hoxhajn.
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe anëtare e kryesisë së PDK-së ka treguar se cilat ishin porositë e Veseli kur ishte nisur për në Hagë.
“As zotëri Veseli e as Presidenti Thaçi nuk kanë nevojë të lënë amanete për partinë. Ata thjeshtë kanë kërkuar që ne të vazhdojmë rrugën e tyre aty ku e kanë lënë. Kur them rrugën e tyre po flas më shumë për kryetarin e partisë, por në një aspekt kërkesa e tyre ka qenë edhe publike që Kosova të vazhdojë përpara dhe në asnjë moment të mos cenohet shtetësia e Kosovës, mos të cenohen institucionet dhe stabiliteti politik e qytetar”, ka thënë Musliu për lajmi.net.
Mirëpo, a do të jetë Enver Hoxhaj ushtrues detyre i kryetarit të partisë deri në përfundimin e procesit gjykues ndaj Veselit në Hagë, apo po diskutohet për emër tjerë, këto dhe informacione të tjera i gjeni në intervistë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?