Moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja, në puntatën e sotme të emisionit të saj.
Orinda mungoi për 2 javë në ekran pasi iu desh të izolohej. Ndërsa tani është mirë me shëndet, por virusit i është ruajtur që prej Marsit, me frikën se mos infektohej.
“Dhe ja ku jemi me mungesë prej 2 javësh me speciale të reja. Në fakt arsyeja është një dhe e vetmja. Është asaj që i druhesha më së shumti që prej Marsit dhe po i ruhesha aq shumë që të mos e kaloja, Covid-19. Unë bashkë me stafin e “Jo Vetëm Modë” e kemi kaluar tashmë, e kemi kapërcyer këtë virus, një gjë që nuk do doja kurrë dhe nuk do ia uroja askujt që ta kalonte, kjo jo për të frikësuar gjithsecilin prej jush, por për t’ju treguar që duhet të keni shumë kujdes. Kujdes ndaj vetes tuaj, të jeni besimplotë që do e kaloni dhe sigurisht me ushqimin duke mos neglizhuar absolutisht çdo këshillë të mjekut. Vetëm prej tyre duhet të merrni këshilla, nga askush tjetër. Por kujdes, ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë kapërcimit të kësaj viroze”, u shpreh moderatorja.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...