Pioli shkruan historinë me Milanin

23:02 | 6 Dhjetor 2020
A Z

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Milanin në Serie A.

Milani i Stefano Piolit nuk është më një befasi.

Në xhiron e dhjetë, Milan ka marrë tri pikë të arta në udhëtim, duke e mposhtur 2-1 Sampdorian.

Kjo është ndeshja e 30 me radhë në Serie A që Milan shënon të paktën një gol, diçka që nuk e kishin arritur asnjëherë më parë në histori Kuqezinjtë.

Ky rekord tregon se çfarë ekipi ka ndërtuar Pioli dhe se seriozisht, është kandidati numër një për titull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme