Hoxhaj: Meritë e PDK-së, miratimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike

21:35 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit.

Kjo Pako u arrit të miratohej, falë votave që i dha PDK.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakon Ekonomike që do t’i ndihmojë qytetarët e ka partia e tij.

“Merita është e PDK-së për miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për Reporterin.

Ai thotë se miratimi i kësaj pako është vendimi i parë në kuadër të përgjegjësive që ka marrë si kryetar i PDK-së, por thotë meritën për kalimin e saj e ka shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza dhe ekspertët tjerë të partisë.

Ai thotë se qasja e PDK-së nuk ishte kushtëzimi, por përmirësimi i Pakos, e cila do ta mbështet sektorin privat dhe qytetarin, dhe sipas tij me insistimin e PDK-së, vlera është rritur mbi 250 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme