Shkolla “Arif Shala” në Korroticë të Poshtme të Drenasit do të kalojë për dy javë në sistemin online të ndjekjes së procesit mësimor, për shkak se një pjesë e stafit mësimdhënës ka rezultuar me koronavirus.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i kësaj shkolle, Murtez Shala, pas marrjes së informacionit nga IKSHPK mbi rezultatet e testit të kryer për 26 mësimdhënës, katër prej të cilëve sot kanë dalë pozitivë, ndërkohë që në pritje janë edhe tetë mostra.
“Në bazë të rekomandimit të IKSHPK-së dhe koordinimit me DKA në Drenas, vendosëm që për këto dy javë, procesi mësimor të zhvillohet sipas skenarit C të MASH – online. Për çdo informacion, apo ndryshim të situatës, do të njoftoheni me kohë. Të prekurve nga virusi, drejtoria e shkollës iu uron shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në procesin edukativo-arsimor”, ka bërë të ditur Shala.
Ndryshe, SHFMU “Arif Shala” ka 319 nxënës dhe 28 mësimdhënës.
Procesi mësimor për gjysëmvjetorin e parë këtë vit shkollor në nivel vendi do të përfundojë më 18 dhjetor, më herët se sa ishte paraparë, për shkak të gjendjes me pandeminë koronavirus.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...