Një studim i publikuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, e ku flitet edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka nxitur edhe reagimin e Zafir Berishës, zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Bredshme.
Berisha me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur “sekt politik” Vetëvendosjen. Ka thënë se raporti është hartuar nga pro-rusët dhe i njëjti po përdoret nga partia e Kurtit.
Madje ka hedhur dyshimet se shërbimet e huaja për 10 vite kanë investuar në VV.
Postimi i plotë i Berishës:
Në vazhdën e “shpërlarjes së trurit” militantëve të vetë, sekti politik po shfrytëzin “raportin” e prorusëve si Samuel Green i cili është drejtor i “Russia Institute” në “King’s London” dhe i cili jetoi e punoi në Moskë për 13 vjet!
As metodat “gebelsiane” të propagandës nuk do të dhezin më, edhe pse për me shumë se 10 vite, bukur shumë është investuar nga shërbimet e huaja sekrete në sektin politik të VV, duke i përdorur në dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe për të shkatërruar funksionalitetin e shtetit që është bërë me shumë mund dhe sakrifica ndër breza.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?