Google ADS

4 shenjat e horoskopit që nuk sëmuren kurrë

13:58 | 6 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Të gjithë e kemi nga një shok/shoqe që kurrë nuk i zë as gripi dhe as sëmundjet tjera.

Në ditët e vjeshtës, në sezonën e gripit ata na bëjnë ‘xhelozë’, sepse gjithnjë janë të gatshëm për të pirë kafe, transmeton portal arbresh.info

Se për cilat shenja bëhet fjalë, mësoni më poshtë:

Akrepi

Akrepët janë gjithmonë optimist, po kur bëhet fjalë për sëmundjen, ata nuk e dinë këtë fjalë. Ata marrin të gjitha masat e nevojshme paraprake, sepse e dinë që parandalimi është më i miri, por thellë brenda tyre mendojnë se sëmundja nuk do t’i sulmojë. Kjo mënyrë e të menduarit funksionon si një mburojë kundër sëmundjes. Edhe nëse u ndodh ndonjë sëmundje, do të jetë kalimtare. Pjesëtarët e kësaj shenje kanë një aftësi të jashtëzakonshme rigjenerimi.

Luani

Luanët kanë gjëra më të rëndësishme sesa të rrinë shtrirë në shtrat. Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë optimistë nga natyra. Ata përqendrohen në qëllimet e tyre dhe nuk kanë kohë të kujdesen për sëmundjet. Luanët janë ambiciozë dhe të fortë, prandaj janë të vështirë për t’u mposhtur. Përveç kësaj, është një shenjë fat, të cilën universi e do, transmeton portal arbresh.info

Horoskopi sot, 6 dhjetor 2020

Shigjetari

Janë shenja më aventureske e horoskopit. Kjo shenjë e zjarrtë udhëheq pasionin përmes jetës, ndjek ëndrrat e saj dhe gjithmonë arrin të shoh anën pozitive të gjithçkaje. Dhe atëherë kur është vërtet e vështirë për ta, ata u drejtohen miqve. Për shkak se ata janë gjithmonë në lëvizje dhe shpresojnë të përmbushin ëndrrat e tyre, ata gjithnjë shmangin sëmundjet.

Peshorja

Peshoret gjithnjë lëshojnë energji pozitive. Kanë aftësi diplomatike dhe janë të këndshëm për njerëzit, sepse ata dinë të vlerësojnë shumë mirë njerëzit dhe dinë saktësisht se si t’i bëjnë ata të ndihen rehat. Universi i mbron ata sepse ato sjellin bukuri në botë dhe sepse u dëshirojnë të gjithëve më të mirën. Peshorja beson sinqerisht se bota mund të bëhet një vend më i mirë nëse secili prej nesh bën një përpjekje, dhe kjo energji pozitive i mbron ata nga sëmundjet dhe ushqen anën e tyre të brendshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme