Google ADS

Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i shkruajnë pacientit të blejë edhe shiringa

13:50 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës përveçse janë të detyruar të blejnë barërat kur shkojnë në spital ata duhet të blejnë edhe pajisje për mjekë.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër katër në Prishtinë, për Arbresh.info, një pacient ka treguar se si se mjekët i kanë dhënë një recetë ku në të janë përshkruar edhe barërat dhe pajisjet që duhet t’i blejë vetë.

Në këtë recetë figurojnë edhe gjërat elementare siç janë shiringat, paisje këto që duhet të jenë në këto qendra të mjekimit.

Kjo është receta e dërguar në redaksinë e arbresh.info.

Të ngjashme