Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinën e koronavirusit dhe vaksinimi duhet të fillojë javën e ardhshme. Vendet e Bashkimit Europian do të duhet të presin.
Agjencia Europianë e Barnave do të vendim më 29 dhjetor nëse do të jap dritën jeshile për vaksinat. Kërkohet një konfirmim zyrtar nga Komisioni Evropian para shpërndarjes, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarja britanike, Sayan Meryl Griffiths, profesoresha e parë e shëndetit publik në Universitetin Kinez në Hong Kong, është përgjigjur në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit.
Fauci: Britania e Madhe nuk ishte e kujdesshme në aprovimin e vaksinës
“Unë pres shumë pak pasja dhe shumë pak efekte anësore”, tha ajo.
“Vaksina së pari do të shkojë në spitale, për më të prekshmit, ata që kanë më shumë nevojë. Këta janë të moshuarit, pastaj ata të cilëve u rrezikohet imuniteti, dhe vetëm atëherë pjesa tjetër e popullatës, por jo para pranverës së ardhshme, ndoshta”, shtoi ajo.
Ajo mendon se Britania e Madhe është treguar e guximshme që e ka marrë e para vaksinën.
“Ne presim të vaksinojmë këdo që ka nevojë. Unë mendoj se të gjithë në komunitetin shkencor mbështesin vendimin tonë. Vaksina është vlerësuar në aspektin e cilësisë, efektivitetit dhe sigurisë,” tha ajo./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?