Edhe këtë vit fshati Pjetërshan ka sjellë tek qytetarët ngrohtësinë e festës së Krishtlindjes.
Përmes dekorimit të ambientit të Kishës së Famullisë “Shën Jesefit Punëtor” në komunën e Gjakovës, qytetarët do kenë mundësinë që të shijojnë atmosferën festive që sjell ky vend.
Me një gotë verë apo çaj dhe larg errësirës e depresionit, Prifti Don Marjan Ukaj thotë se vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë këtë vend të bukur që kanë stolisur të rinjtë vullnetarë të këtij fshati.
“Në perëndim dekorohen qytetet e në Kosovë mundohen ambientet e kishës me i dhënë një dekorim që simbolizon dritën dhe vetë Krishtin”, thotë Ukaj.
E filluan që 10 vite më parë, as këtë vit pandemia nuk i ndali që kjo famulli të merr vëmendjen dhe të shndërrohet në një nga vendet më të vizituara.
“Njerëzit kur te vijnë këtu i harrojnë të gjitha krizat dhe në një moment i shijojnë këto drita që i kanë vendosur të rinjtë e fshatit”, shprehet Ukaj për arbresh.info.
Valon Nua pjese e rinisë së fshatit Pjetërshan tregon si kanë ardhë deri tek përfundimi i dekorimit të fshatit.
“Me shumë vullnet ka punuar e gjithë rinia për të arrit këtë pamje që ka sot. Këtë vit s’kemi pas shumë mundësi për shkak të pandemisë por jemi mundu me improvizu diçka”
Nikolla Rraci ka ardhur nga Zvicra për të pritur krishtlindjen në Kosovë e padyshim nuk mundi t’i shmanget vizitës për të parë dekorimet e kishës.
“Me të vërtetët ja vlen të vizitohet ky vend është një zbukurim që nuk mund ta shohim askund”, tha ai.
E Artan Kastrati është vizitor i rregullt që e frekuenton çdo vit kishën gjatë kohës së krishtlindjeve.
“Gati çdo vit dhe shumë shpesh vijmë këtu me familje. Është shumë bukur dekorimi këtu”, tha ai.
Ndonëse për shkak të pandemisë këtë vit nuk pritet të ketë shumë vizitorë, vitin e kaluar ishin më shumë se 10 mijë qytetarë që shijuan atmosferën festive në fshatin Pjetërshan./M.Avdimetaj/arbresh.info/
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar