Google ADS

Mourinho: Mos mi shikoni thinjat, jam ende shumë i ri

10:49 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Trajneri portuge, Jose Mourinho vazhdon të mbetet protagonist në futbollin modern. Ai me shumë sukses po e udhëheq Tottenhamin derisa ka folur për karrierën e tij dhe të ardhmen duke thënë se ai mund të vazhdojë punën e trajnerit edhe për 10-15 vitet e ardhshme.

“Unë jam 57 vjeç, relativisht një trajner i ri, kështu që nuk do të isha i surprizuar nëse do të kisha 10-15 vite përpara meje. Të gjithë thonë se karriera ime është e gjatë, çka është e vërtetë, por unë nuk ia shoh fundin. Unë ndiej ekzaktësisht të njëjtin pasion dhe dëshirë për të mësuar çdo ditë. Flokët e mia të thinjura nuk kanë të bëjnë asgjë me një profesion stresues. Unë e di që ndoshta njerëzit nuk mendojnë këtë për mua, por e konsideroj veten një njeri shumë modest, përpiqem gjithnjë të mësoj dhe përmirësohem. Dhe sot besoj se jam shumë më i mirë se 10- 20 vite më parë”, deklaroi trajneri i Tottenhamit në konferencën për shtyp para ndeshjes me Arsenalin, transmeton “Zeri.info”.

Edhe 15 vite të tjera në këtë detyrë, do të thotë se Murinjo do të jetë 72 vjeç kur të tërhiqet nga trajningu, një vit më i vjetër sesa legjenda e Manchester Unitdit dhe ish-rivali i tij, Alex Ferguson, kur u tërhoq nga “Old Trafford” në vitin 2013.

“Unë përpiqem thjesht të shijoj jetën time dhe për të shijuar jetën time do të thotë që të kem gjithashtu privilegjin për të pasur një profesion, i cili është pasion, një hobi nëse doni ta quani kështu, një hobi me kohë të plotë. Është bota ime, bota ku unë linda.

Është bota që i përkas. Ka një ndryshim mes suksesit dhe një karriere të suksesshme. Unë besoj gjithnjë se ka një diferencë të madhe. Suksesi është një moment. Ai mund të lidhet me talentin dhe të qenurin në vendin dhe momentin e duhur. Tjetër gjë është të kesh një karrierë të suksesshme, vit pas viti. Kam dashur gjithnjë këtë lloj karriere. Është pjesë e ADN-së sime”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme