Google ADS

SHBA anulon 5 programe shkëmbimi me Kinën

09:52 | 6 Dhjetor 2020
Arbresh.info

SHBA ka anuluar pesë programe kulturore shkëmbimi me Kinën, me arsyetimin se Pekini i përdor ato si mjete propagandistike.

“Ndërsa programet e tjera të financuara nën kujdesin e Dekretit të Shkëmbimi Arsimor dhe Kulturor (MECEA) janë reciprokisht të dobishme, pesë programet në fjalë financohen plotësisht dhe operohen nga qeveria e Kinës si mjete të propagandës së fuqisë së butë”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

“Ato ofrojnë qasje të mbrojtura me kujdes për zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze, jo për popullin kinez, i cili nuk gëzon lirinë e fjalës dhe tubimit”, thuhet më tej.

Programet përfshijnë Programin e Udhëtimit Arsimor të Kinës për Politikëbërësit, Programin e Miqësisë SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit të Lidershipit SHBA-Kinë, Programin e Shkëmbimit Transpacifik SHBA-Kinë dhe Programin Arsimor dhe Kulturor të Hong Kongut./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme