Google ADS

Qeveria Haradinaj shpenzoi 3.8 milionë euro për mëditje

00:41 | 6 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Nga Lëvizja FOL thonë se kjo erdhi si pasojë e numrit të madh të personave në kabinete

Marrin pagë të rregullt nga shtetit.

Por zyrtarët politikë pos kësaj paguhen edhe për mëditje.

Këtu përfshihen pagesat që ata marrin kur realizojnë udhëtime zyrtare brenda e jashtë vendit.

Sipas një raporti të Institutit GAP, gjatë vitit 2019, sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj u shpenzuan hic më pak se 3.8 milionë euro vetëm për mëditje.

Në raportin Financiar të Ministrisë së Financave, shihet se vetëm Zyra e Kryeministrit shpenzoi mbi 70 mijë euro për këtë kategori të shpenzimeve.

Pas kësaj, është Ministria e Mjedisit që ka shpenzuar mbi 37 mijë euro.

Sipas të dhënave të pranuara, del se Fatmir Matoshi, ish ministër në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prin sa i përket meditjeve të marra me 5,446 euro.

Ndërsa, Ekrem Mustafa, ish ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, radhitet i dyti me 3,922 euro shpenzime.

Sa i përket shumës së mëditjeve të ish zëvendëskryeministrave del se Enver Hoxhaj kishte marrë 2,564 mijë euro mëditje kurse afer me shpenzime i qëndron edhe ish zëvendëskryeministri Fatmir Limaj me 2,019 euro.

Pas tyre, me shpenzime për mëditje nuk mbesin keq as ish zëvendës ministrat në Qeverinë Haradinaj.

Lirak Çelaj ish zv.minister i Integrimeve Evropiane, kishte marrë më së shumti mëditje, e shuma ishte mbi tre mijë euro.

Pastaj radhitet Abdyl Selami Shkodra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme me 263 euro më pak shpenzime.

Përfaqësues të Shoqërisë Civile thonë se këto shpenzime janë të panevojshme.

Por ajo shton se një gjë e tillë ka qenë e pritshme për shkakt të numrit të madh të kabineteve.

Kurse ekonomistë thonë se gjithë kto shpenzime po e dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Dhe kjo praktikë po vazhdon që nga paslufta.

Ai shton se duhet një presion më i madh drejt tyre.

Kabineti i ish kryeministrit Ramush Haradinaj kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra./gazetablic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme