Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratave te kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se qeverisja e Albin Kurtit, rrezikoi partneritetin e Kosovës me aleatët strategjikë, SHBA-të.
Kryeziu ka thënë se insistimi se Vetëvendosja ishte antiamerikane, thellon problemin e kësaj çështje.
“Të gjithë e dinë pse u rrëzua Qeveria Kurti. Prandaj Lëvizja VETËVENDOSJE! është ngritur e dyfishuar në mesin e qytetarëve, e të tjerët janë në rënie të lirë. Insistimi se ajo e rrëzoi veten dhe se ishte antiamerikane, vetëm sa e thellon hendekun”, ka shkruar Kryeziu.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...