Ekspertët kritikojnë punën e deritanishme të Kuvendit të RMV-së

22:03 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ekspertët vlerësojnë se shumica e brishtë parlamentare do të mbijetojë, por pushteti duhet të bëjë më shumë për konsensuse me opozitën. Kritikat e tyre adresohen për dyja palët.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” vlerëson se kjo përbërje po ballafaqohet me problemet e përbërjes paraprake.

“Edhe përbërja e kaluar parlamentare funksionoi me shumicë relativisht të brishtë dhe poshtë-lartë e shtynë gjithë mandatin, ndërsa paraprakisht tejkaluan procese kundërthënëse the reforma të shumta. Mendoj se kjo nuk është problem serioz sa është serioz mungesa e mundësisë në Rregullore për punë nga distanca. Deputetët kanë mandat për t’i përfaqësuar qytetarët dhe jo për të munguar, bllokuar dhe trumbetuar me mekanizma jo të nevojshme të nxjerra nga Rregullorja”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Profesori Bashkim Selmani thotë se gjendja e qytetarëve është rezultat i Kuvendit jo funksional, shumicës së brishtë dhe qasjes jo serioze e deputetëve.

“Funksioni i Kuvendit fatkeqësisht është jashtëzakonisht i ngadalësuar në punën e tij. Kjo na bën të kuptojmë se pozita e vështirët e qytetarëve buron nga vetë Kuvendi. Nuk shoh se shpejtë shumica dhe opozita mund të gjejnë konsensus pasi vetë fakti se janë sjell mijëra amendamente i jep kahje të kundërt Kuvendit dhe funksionit”, tha Bashkim Selmani, Profesor.

Shumica parlamentare që nga fillimi i pandemisë është përballuar me bllokada dhe mungesë të numrave të nevojshëm për miratimin e ligjeve. Momentalisht janë bllokuar dhjetëra ligje, ndërsa propozimet në procedurë ballafaqohen me numër të madh të amendamenteve nga opozita. Nuk është ngritur asnjë interpelancë, ndërsa edhe pas 100 ditëve Kuvend funksional është mbajtur vetëm një seancë për pyetje deputetësh. Ligjet e miratuara janë vendosur kryesisht në seanca kur shumica parlamentare ka pasur të paktën 61 deputet prezent nga 62 sa posedon./Alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme