BE: Karantina për udhëtimet nuk redukton transmetimin e COVID-19

21:02 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kufizime të tilla si karantina nuk kontribuojnë në mënyrë domethënëse në reduktimin e transmetimit të COVID-19 në kontekstin e udhëtimeve.

Për këtë arsye Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Fluturimit (Easa) në udhëzimet e tyre, të marra nga strategjia e Komisionit, nuk rekomandojnë karantinë dhe teste në kuadrin e udhëtimeve në vendet me të njëjtën situatë epidemiologjike.

Gjithashtu një zëdhënës i ekzekutivit evropian në përgjigje të një pyetjeje mbi masat e fundit të Italisë theksoi se nuk dëshironte të komentonte iniciativat italiane, por të fliste në përgjithësi./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme