Google ADS

Protesta në Bruksel kundër racizmit dhe dhunës policore

18:17 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në kryeqytetin e Belgjikës u mbajt sot një protestë kundër racizmit dhe dhunës policore.

Rreth 150 demonstrues që mbanin parulla kundër racizmit dhe dhunës policore u mblodhën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Protestuesit, të cilët theksuan dhunën në rritje të policisë në Belgjikë dhe Francë, kërkuan dorëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Gjatë protestës autoritetet ndërmorrën masa të larta sigurie./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme