Mijëra protestues u mblodhën në Jerevan të Armenisë, ku sërish kërkuan që kryeministri, Nikol Pashinian të japë dorëheqje lidhur me marrëveshjen kundërthënëse të armëpushimit me Azerbajxhanin, që i dha fund luftimeve në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Protestuesit në Sheshin e Lirisë në Jerevan brohoritën “Nikol tradhtari” dhe “Armenia pa Nikolën” dhe valëvitën flamurin e Armenisë dhe të Nagorno Krabakut.
Më 10 nëntor, Pashinian njoftoi për marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, që i dha fund luftimeve për më shumë se gjashtë javë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut. Në këto luftime, mijëra persona u vranë.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani mori nën kontroll pjesë të Nagorno Karabakut dhe territorit përreth. Kjo marrëveshje po shihet si mposhtje për forcat etnike armene që mbështeten nga Jerevani, e të cilat kanë kontrolluar Nagorno Karabakut prej vitit 1994, kur një marrëveshje armëpushimi i kishte dhënë fund luftimeve.
Gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 12 nëntor, Pashinian e pranoi se dokumenti që ka nënshkruar “është i keq për ne”, por tha se ky ishte opsioni i vetëm për Armeninë dhe që siguron mbijetesën e Karabakut.
Javëve të fundit, mijëra qytetarë kanë protestuar në Jerevan duke kërkuar dorëheqjen e Pashinianit, por kryeministri nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të largohet nga pushteti.
Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së këtij rajoni janë armenë etnikë, të cilët refuzojnë që t’i binden Azerbajxhanit./Rel/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren