Diogo Jota i ka befasuar të gjithë me paraqitjet në sezonin e parë me fanellën e Liverpoolit.
Jurgen Klopp e bleu atë për 60 milionë dollarë nga Wolves gjatë verës dhe të gjithë ishin skeptik, pasi nuk ishte shumë i njohur.
Por, 24-vjeçari i ka befasuar të gjithë që në start, ai tashmë numëron 9 gola në 15 paraqitje me fanellën e Liverpoolit.
“Jam i impresionuar sepse tashmë e dija se sa i mirë është, por tani e shoh se është edhe më i mirë sesa që kemi menduar”, u shpreh Georginio Wijnaldum.
“Tani stërvitemi me të, luajmë me të, kështu që mund ta shohim se çfarë lojtari është, çfarë kualitete ka. Mendoj se e ka treguar këtë me startin që ka pasur në klub”. /Arbresh.info/
Përmbytjet në Vlorë/ Ministri Vengu: 250 forca ushtarake në ...
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime – Fod...
Preket nga përmbytjet qyteti turistik talajndez, evakuuohen ...
Osmani në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve...
Kurti: Kosova ka njohur përparim e progres si kurrë më parë ...
Për katër vjet 211 mijë e 789 persona e braktisin Kosovën, H...