Google ADS

Italia në prag të krizës për MES-in

16:21 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e brishtë e koalicionit italian rrezikon një krizë të re javën e ardhshme, për shkak të ndarjeve midis partisë kryesore në pushtet, lëvizjes populiste “Pesë Yjet” (L5Y), mbi politikën e unionit për Mekanizmin Evropian të Stabilitetit (MES).

Gjatë kësaj jave, 58 ligjvënës të L5Y-së nënshkruan një letër duke kërkuar që qeveria të tërheqë mbështetjen nga një reformë e fondit të shpëtimit të zonës euro, e quajtur ndryshe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (MES).

Ndryshimet u miratuan të hënën nga ministrat e Financave të zonës euro dhe krerët e BE pritet të konfirmojnë marrëveshjen në një samit, që do të zhvillohet nga 10-11 dhjetori në Bruksel.

Të dy dhomat e parlamentit italian janë planifikuar të zhvillojnë një votim më 9 dhjetor duke i dhënë indikacione kryeministrit Giuseppe Conte për mbjatjen e një linje në samit.

Conte do të kishte një situatë të paqartë politike nëse mocionet që mbështesin marrëveshjen e reformës MES nuk arrinin të fitonin mbështetjen parlamentare për shkak të L5Y-së.

“Unë nuk kam frikë nga kjo”, i tha Conte gazetës “La Repubblica”.

“Nëse qeveria do të humbte për një çështje të tillë do të ishte e natyrshme që kryeministri të jepte dorëheqjen. Qartazi, do të ishte fundi i një cikli”, i tha ish-kryeministri Matteo Renzi gazetës “La Stampa”.

MES-i është një politikisht toksike në Romë sepse pjesë të L5Y-së dhe opozita e krahut të djathtë e sheh atë si një mjet përmes të cilit BE-ja mund të imponojë masa shtrënguese në vendet me shumë borxhe si Italia./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme