Për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, pritet të merret vendim në ditët në vijim.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula në një prononcim për arbresh.info
“Pas seancës dëgjimore publike mbajtur të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, palët e përfshira në rast kanë afat që t’i dorëzojnë argumentet e tyre të prezantuara, në të shkruar, deri sot, më 7 dhjetor 2020”, tha Dula.
Dula thotë se shqyrtimi i lëndës do të bëhet ditëve të ardhshme.
“Seanca për shqyrtimin e lëndës do të mbahet në ditët në vijim, pas datës 7 dhjetor 2020. Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, tha Dula.
E lidhur me rastin e deputetit Arifi, Gjykata Kushtetuese një javë më parë ka mbajtur edhe seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e Vetëvendosjes.
Parashtruesi ligjor i autorizuar nga 17 deputetët e këtij subjekti, Blerim Sallahu para gjykatës ka paraqitur argumente se pse vota e Etem Arifit duhet të shpallet e pavlefshme.
Ndër to, ai ka thënë se Arifi nuk është dashur që të lejohet në listën e kandidatëve, shkruan arbresh.info.
Kurse Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, Besnik Berisha para Gjykatës Kushtetuese para Gjykatës Kushtetuese kishte thënë se përmes kësaj anekse është duke e sfiduar vendimin e kësaj gjykate.
“Ndaj Arifi nuk kishte vendim plotësues të Gjykatës. Këta sot sfidojnë vendimin e Gjykatës, për t’u zgjedhur. Deputeti e hup mandatin në ditën e marrjes së vendimit”, ka thënë Berisha.
Por, për dënimin e deputetit në fjalë nga Kuvendi i Kosovës kanë thënë se nuk kanë qenë të informuar dhe se për këtë janë informuar nëpërmjet mediave.
“Më 29 prill, kryetarja e Kuvendit është vënë në dijeni fillimisht përmes medieve që deputeti Etem Arifi është shpallur fajtor me aktgjykim nga Gjykata e Apelit, pasi është informuar se në Kuvend nuk ka ardhur asnjë informatë nga gjykata”, ka thënë Murati.
Përfaqësuesi i kabinetit së Kuvendit të Kosovës, Artan Murati, po ashtu ka thënë se Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit qëndrojnë të heshtur në rastin kur deputeti humb mandatin pas kryerjes së veprës penale.
Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor, Astrit Hoti ka fajësuar KQZ-në duke thënë se nuk ua kanë kërkuar listat e personave të dënuar në zgjedhjet e fundit
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bazë të kërkesës së KQZ-së gjithherë i ka thënë informacione këtij institucioni nëse kandidatët kanë dënime nga Gjykata, por në zgjedhjet e fundit nuk kemi pasur kërkesë që do t’i informonim si zgjedhjet e kaluara. KGJK ka qenë gjithherë informuese dhe gjithmonë i ka dhënë këto informata”, ka thënë ai.
Ndërsa Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, është arsyetuar duke thënë se që nga viti 2017 KQZ nuk ka kontrolluar kandidatët e paraqitur nga partitë politike.
“KQZ deri në vitin 2017 ka pasur obligim të kontrollojnë përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve, mirëpo pas marrjes së këtij vendimi nga Gjykata Supreme KQZ ka ndërpre ketë praktik. Tashmë e kishim një precedent gjyqësor që nuk na lejonte kontrollin” ka thënë Daka
Ndryshe, që nga muaji qershor, menjëherë pas votimit të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV kishte dorëzuar kërkesën për anti-kushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas VV-së, provat dëshmojnë qartazi se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit.
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione./arbresh.info/E.Haxhiu/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...