Tërmet i fuqishëm në Antalia të Turqisë

14:52 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ka goditur Detin Mesdhe në afërsi të Turqisë.

Tërmeti ndodhi në jug të qytetit bregdetar të Antalias këtë pasdite, sipas Observatorit Kandili, transmeton portali arbresh.info

Ndodhi në një thellësi prej 93.3 kilometrave dhe sipas mediave lokale është ndjerë në provincat përreth.

Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme të ndërtesa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme