Vojvoda shërohet nga koronavirusi, i gatshëm për derbin ndaj Juventusit

14:56 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Mërgim Vojvoda është shëruar nga koronavirusi.

Mbrojtësi djathtë ishte testuar pozitiv pas rikthimit nga Kombëtarja e Kosovës, ku ishte i grumbulluar për ndeshjet e nëntorit.

Vojvoda tani është shëruar plotësisht, dhe është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij, Torino.

Trajneri i Torines ka ftuar atë për derbin e ditës së shtunë kundër Juventusit.

 

Ndeshja mes Juventusit dhe Torinos zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme