Hit-këngëtari i njohur shqiptar nga Peja, Ramadan Krasniqi-Dani së fundi ka reaguar ashpër.
Kjo pasi në disa medie qarkulloi një lajm ku thuhej kinse Dani kishte deklaruar se shteti duhet t’i kompensojë këngëtarët me nga pesë mijë euro për dëmtimin e shkaktuar nga kriza e pandemisë, shkruan portali arbresh.info
Mllefin e tij e ka shfryrë përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se thashetheme të tilla kanë për qëllim të njollosin imazhin e tij.
Postimi i tij i plotë:
Po qarkullon në rrjete sociale dhe disa portale fallco, një lajm se kinse unë kam deklaruar se shteti duhet tu jap këngëtarëve, nga 5 mijë euro mbështetje derisa të kalon pandemia!
Asnjëherë, askund nuk kam dhënë deklaratë të tillë e as të përafërt!
Ky është edhe një tentim për të prekur imazhin tim!
Kujdes Po, panikë Jo!
Dani /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...