Google ADS

Radhë të gjata në kufi, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

14:32 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune, duke krijuar fluks të madh të veturave në pikën kufitare në Morinë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë kufitare deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4,700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata.

Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme