Me datën 26 nëntor të këtij viti ish ministri i mbrojtjes dhe profesori Haki Demolli njoftoi se ishte infektuar me Covid-19.
E vajza e tij Vjollca Demolli ishte parë pesë ditë pas rezultatit pozitiv në bufenë e Odës së Avokatëve të Kosovës, shkruan portali arbresh.info
Lidhur me këtë Haki Demolli ka kontaktuar me portalin arbresh.info ku ka treguar se fëmijët e tij kanë rezultuar që të tre negativë në testin për Covid-19.
Mes tjerash ai thotë se fëmijët jetojnë të ndarë nga ai që kur ky i fundit është infektuar.
“Pasditen e dt. 26.11. 2020, IKSHPK më ka njoftuar se kam rezultuar pozitiv në Covid-19. Prej momentit që kam rezultuar pozitiv, fëmijët e mi janë vendosur dhe jetojnë në pjesën tjetër të shtëpisë, e cila është fizikisht e ndarë nga hyrja ku jetoj unë. Në mëngjesin e ditës së nesërme (me dt. 27. 11.2020) të tre fëmijët e mi (Ariana, Vjollca dhe Endriti) kanë bërë testimin për COVID në laboratorin mjekësor ‘Olive’ në Prishtinë, të licencuar për këtë lloj testimi. Po atë ditë në ora 13 e 20, përmes Viberit, zyrtarët e laboratorit i kanë njoftuar fëmijët se kanë rezultuar negativ në virusin corona. Vlen të theksohet se Endriti (është futbollist i K. F. Ramiz Sadiku) e ka njoftuar trajnerin e tij për testim negativ dhe i njëjti ka ushtruar ditën e shtunë, ndërsa të dielën ( 29. 11. 2020) edhe ka qenë i angazhuar në ndeshjen Dardana – R. Sadiku. Për hir të korrektësisë dhe me qëllimit të verifikimit të testimit negativ të fëmijëve të mi, ju lutem kontaktoni zyrtarët e laboratorit ‘Olive’ në Prishtinë”, deklaroi Demolli.
Ai ka dërguar edhe rezultatin negativ për të tre fëmijët, por që kemi publikuar vetëm atë të personit për të cilin është shkruar lajmin, pra Vjollcës.
Për korrektësi Arbresh.info ka pritur tri ditë për të marr një përgjigje nga OAK, rreth asaj që nëse Vjollca Demolli ka dëshmuar se është testuar dhe se e njëjta ka rezultuar negativ, pasi nuk është vetë-izoluar, dhe nuk ka ndaluar aktivitetet e saj në këtë institucion, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.
Gjithashtu kishte tentuar edhe të kontaktojë përmes telefonit me zotëri Demollin, por që ishte i paqasshëm./arbresh.info/
LEXO EDHE: Haki Demolli pozitiv me COVID-19, vajza e tij del në punë e në kafe – Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...