“Ozili nuk do të luan më për Arsenalin”

12:43 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ish sulmuesi i Gunners beson se shumë gjëra kanë ndodhur pas skenës për fituesin e Botërorit që ai të sillet i ftohtë nga jashtë

Mesut Ozil nuk do të mirëpritet më në Arsenal, pavarësisht thirrjeve të “vazhdueshme” që plejmejkeri gjerman të luajë, ka thënë Alan Smith.

Fituesi i Botërorit e ka gjetur vetën të ngrirë nën urdhrat e Mikel Artetas.

Pavarësisht se është njëri prej lojtarëve më të mirë, derisa ka edhe një kontratë tepër dobiprurëse, mesfushori 32 vjeçar është lënë jashtë skuadrës së Europa Ligë dhe Premier Ligë.

“Ka të bëj me një lojtar që pason shpejt të Aubameyang dhe duhet ta shohim shpejt atë pasim. Kjo është pse të gjithë flasin vazhdimisht për Ozil, pasi që ai është një lojtar i cili mund ta bëj këtë”, ka thënë ish sulmuesi i Gunners për Sky Sports.

“Arsenali e kërkuan një lojtar kreativ këtë afat kalimtar – Houssem Aouar – dshe ata nuk arritën që ta marrin atë sikurse bën me Thomas Partey”.

“Pra kemi mungesë kreativiteti, madje edhe para se kjo ecuri e keqe të fillojë, ju mund ta shikoni në fitoret e tyre kundër Sheffield United dhe West Ham”.

“A e shoh Ozilin përsëri në skuadër? Jo, nuk e shoh. Shumë gjëra kanë ndodhur prapa skenave që Arteta të jetë i gatshëm që t’i besojë atij përsëri. Mendoj që ai e ndjen që Ozil është i dëshpëruar, kur lojtari nuk është i gatshëm, sigurisht mendimet e tij janë kështu”.

“Nëse ju nuk i besoni një lojtari, është problem i madh. Është një gjë e madhe që mos ta vendosn atë në skuadër, një deklaratë e madh dhe këtë gjë unë më nuk e shoh në kornizë”, ka thënë ndër të tjera Smith. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme