Në artikullin e Reuters thuhet se kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimi e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
“Mbetjet mortore që besohet të jenë trupat e disa shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë.
Më shumë se dy dekata pasi përfundoi konflikti në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Hetuesit përdorën imazhet satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizhevak në jug të Serbisë.
Gjetjet e tyre sugjeruan se mund të kishte deri në 17 trupa, siç u tha gazetarëve Veljko Odalovic, kreu i Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur.
Ekspertja e Forenzikës, Suzana Matejic tha se hetimi i mëtejshëm do të ndalet për një periudhë afatshkurtër nga kufizimet e dimrit dhe shkaku i koronavirusit.
Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë, ish-provinca jugore e Serbisë. Luftimet përfunduan më 1999 pas sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë tashmë të shuar. Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe qindra janë ende të zhdukur.
Ibahim Makolli, përfaqësuesi i Kosovës për personat e zhdukur, tha se duhet të jetë përparësi gjetja e personave përgjegjës për vdekjet, duke shtuar se: “Ata duhet të marrin dënimin e merituar”.
Hetimi që çoi në zbulimin ishte një përpjekje nga Serbia, Kosova, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe EULEX, misioni i drejtësisë dhe policisë i BE-së në Kosovë.
Varri masiv më i madh i gjetur deri më tani, që mbante trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës u gjet në 2001 në një kompleks policie afër Beogradit.
Kosova shpalli pavarësinë në 2008, por Beogradi refuzon ta njohë atë. Serbia ka aplikuar për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe Kosova gjithashtu dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por të dyja duhet të normalizojnë marrëdhëniet”, shkruan Reuters.
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Makolli: Serbia po mundohet t’i fshehë gjurmët e saja nga lufta e fundit në Kosovë – Arbresh.info