Google ADS

Ministrja e Financave: Paratë e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari bankare të familjarëve

11:54 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami mbrëmë në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Kosovës me pakon e Rimëkëmbjes ka ndihmuar qytetarët e vendit dhe bizneset me mundësitë që i ka pasur.

Ministrja Bajrami ndër tjera ka thënë se mundesia e tërheqjës së 10% nga Trusti është një pikë tjetër me rëndësi e kësaj pakoje.

Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se qytetarët përfitues duhet të kenë llogari në emër të tyre dhe se vetëm në atë mënyrë tërhiqen mjetet.

“Mjetet e Trustit nuk mund të tërhiqen me llogari të familjarëve” ka thënë Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme