Gigi Hadid dhe Zayn Malik e kanë mbajtur të fshehtë emrin e vajzës së tyre që nga ardhja e saj në jetë në muajin shtator, por kjo nuk i ka ndaluar fansat të mendojnë se si mund të quhet e vogla.
Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë një nga çiftet më të famshme në botë, kështu që padyshim që do të kishte shumë interes për fëmijën e tyre të parë.
Edhe pse çifti na ka treguar disa foto të lezetshme të vajzës së tyre, të shkrepura në fermën e familjes Hadid, ata e kanë mbajtur portretin e saj të fshehur.
Por, së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa teori të reja lidhur me emrin e saj.
Lavender
Një teori është se Gigi dhe Zayn e kanë quajtur vajzën e tyre Lavender, në shqip Livando.
Gigi kohët e fundit publikoi në Instastory një fotografi të sajën duke mbjellë disa lule livando, teksa më herët babai i saj, Mohadmed, ndau një postim po në Instagram ku shkoi: ” Livando është e njohur për Tokën e Shenjtë dhe ajo i jep tokës ngjyra të bukura dhe aromë magjike.”
Gigi recently posted that she ëas planting ‘lavender babies’.
Hemera / Theia
Një teori tjetër është se çifti i ka vendosur vajzës një emër që lidhet me diellin. Gigi së fundmi ka shpërndarë një postim ku vajza e saj e vogël ‘shijon rrezet e diellit’, teksa vendosi një emoji duke shkelur syrin.
Është pikërisht ky detaji që ka bërë fansat të mendojnë pak më shumë rreth kësaj fotoje duke i shtuar edhe dashurinë e Zayn për mitologjinë greke.
Duke bashkuar dy faktet e mësipërme fansat kanë hedhur dritë mbi dy emra të mudnshëm: Hemera (perëndesha e ditës) ose Theia (perëndesha e dritës).
Shpresojmë së shpejti të zbulojmë se çfarë është e sigurt!
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...