Google ADS

Ndërron jetë nga koronavirusi pediatri i Spitalit të Pejës

11:02 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Spitali i Pejës ka marrë një lajm të hidhur.

Atë të vdekjes së pediatrit, kolegut të tyre Gëzim Berisha i cili ndërroi jetë nga Covid-19, shkruan portali arbresh.info

Ai është cilësuar një mjek njerëzor, i dashur dhe punëtor.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Njoftimi i plotë

Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.

Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.

Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.

Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.

Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme