Buçkovski: Ne fqinjët me një histori të përbashkët mund të gjejmë një zgjidhje për një të ardhme të përbashkët

22:29 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Qeveria maqedonase është e vetëdijshme se duhet të përgatisë një udhërrëfyes për të treguar se është e vendosur në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, tha ish-Kryeministri dhe i Dërguari Special i tanishëm për Bullgarinë Vllado Buçkovski.

Siç tha ai, ekipet e dy ministrive të jashtme po punojnë në formulimet, përcjell flaka.

“Besoj, dhe e di që ndërsa jemi duke biseduar, ekipet e Ministrive të Punëve të Jashtme – të Bullgarisë dhe tonave, po punojnë në formulime që do të tregojnë se pa mbështetjen e askujt, edhe pse aktualisht kemi presidencën gjermane, e cila është mbështetje e madhe, ne nga Ballkani Perëndimor, ne fqinjët që kemi një histori të përbashkët, mund të gjejmë një zgjidhje për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Buçkovski për BNR.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme