I shpalluri në kërkim, Bleron Galani dorëzohet në polici

21:45 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në orët e mbrëmjes së sotme është vetë-dorëzuar pranë organeve të rendit, në Policinë Rajonale të Pejës, personi i kërkuar, Bleron (Ali) Galani, i kërkuar për vjedhje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar për ‘RADIO 1’, Veton Elshani – zv/drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Mund t’ju konfirmojë se gjatë mbrëmjes personi i kërkuar Bleron Ali Galani është vetëdorëzuar në stacion. Pavarësisht se i njëjti është vetëdorëzuar, ky është edhe një sukses i bashkëpunimit policorë me qytetarë, me media, pra me opinionin. Akuzat janë vjedhje e rëndë. I njëjti nesër del para Gjyqtarit të rastit në Pejë. Policia nuk ka me u ndalë”, tha Elshani.

Burime brenda policisë i kanë deklaruar ‘RADIO 1’, se i njëjti dyshohet për rreth 115 vepra penale, kryesisht vjedhje.

Ndryshe gjatë ditës, Policia Rajonale e Pejës nëpërmjet mediave kishte kërkuar ndihmë qytetare në lokalizimin e personit në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme