Kryeministri estonez, Juri Ratas u vendos në karantinë dhe nuk do të jetë i pranishëm në samitin evropian më 10 dhe 11 dhjetor në Bruksel, sipas qeverisë estoneze.
“Kam kuptuar sot se kam qenë në kontakt me një person të testuar pozitiv me COVID-19”, njoftoi në Twitter Ratas.
“Kam mbajtur një maskë dhe ka respektuar distancimin social”, shtoi ai duke nënvizuar se nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndjehej mirë.
Qeveria e tij konfirmoi se ai nuk do të mund të merrte pjesë në samitin e ardhshëm evropian.
“Ne do të bëjmë të ditur në fillim të javës së ardhshme se cili vend do ta zëvendësojë Estoninë në samit”, deklaroi një zëdhënëse, Mariann Sudakov.
Një samit evropian, që bashkon drejtuesit e vendeve anëtare më 10 dhe 11 dhjetor në Bruksel, duhet të trajtojë veçanërisht çështjen e një marrëveshjejepostBrexit, nën kërcënimin e vetos nga Franca që trembet për të ardhmen të peshkatarëve të saj./ATSh/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...