Google ADS

AKK fton të bëhet deponimi i dëshmive kundër KEDS-it dhe KESCO

19:06 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencë, Valon Prestreshi u ka bërë thirrje akterëve të shoqërisë që të deponojnë dëshmitë e tyre kundër KEDS-it dhe KESCO-s.

Kjo pasi që AKK erdhi në konkluzionin për fillimin e procedurave hetimore, shkruan portali arbresh.info

“Për hirë të transparencës, duke filluar nga e hëna, AKK fton të gjithë investitorët, BRE-t, qytetarët dhe akterët tjerë të shoqërisë t’i deponojnë dëshmitë e tyre kundrejt KEDS dhe KESCO, bazuar në konkluzionin e AKK-së për fillimin e procedurave hetimore”, thuhet në shkrimin e Prestreshit.

Të nderuar qytetarë

Për hirë të transparencës, duke filluar nga e hëna, AKK fton të gjithë investitorët, BRE-t,…

Posted by Valon Prestreshi on Friday, 4 December 2020

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka filluar procedurë hetimore ndaj ndërmarrjeve KEDS dhe KESCO, të cilat operojnë në tregun e energjisë elektrike. Hetimi ndaj këtyre ndërmarrjeve është autorizuar nga Komisioni i AKK-së dhe vjen si rezultat i një studimi të detajuar të tregut të energjisë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme