Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim në Korçë pasi po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Bëhet fjalë për P. Ll., 29 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas po transportonte në drejtim të Tiranës, me një mjet tip “Opel”, disa emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar shërbimet, kanë lokalizuar mjetin dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Drejtuesi i mjetit, në momentin kur punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë të ndalonte, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në afërsi të vendit të quajtur “Enkelana”, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 11 emigrantë të paligjshëm.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme./TCH
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...