Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se është arritur dakordësi për tre çështje ndërsa është optimist se do të gjendet kompromis edhe për 11 çështjet e tjera të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Shkohet me një atmosferë miqësore, dhe për mua është sinjal se të gjithë mundohen, përfshirë edhe ekspertët të cilët punojnë në komision të arrijnë progres. Besoj se secili procerverbal i miratuar është përparim, transmeton euronews.albania.
Qeveria jonë është e gatshme në ndonjërën prej seancave t’i paraqesë procesverbalet për 5 figurat historike, për 3 periudha historike, që të japim mesazh se pas kësaj fillojmë me impelementimin e librave, për vitin akademik 2021-2022 edhe në palën maqedonase edhe bullgare, për atë që është e ndërlidhur me Car Samuelin, Kirilin dhe Metodin, Kliment dhe Naum Ohridskin,” – u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë, partitë opozitare në parlament kërkojnë që çështja e kontestit me Bullgarinë të jetë temë diskutimi edhe mes deputetëve.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski vlerëson se dimensioni i problemit me Bullgarinë prek çështjen nacionale dhe qeveria duhet të jetë raportues i rregullt i kuvendit.
Përndryshe kjo do të bëhet përmes interpelancës dhe besimit të qeverisë, pasi të mbarojë samiti i dhjetorit të KE-së, thotë Milloshovski.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...