Google ADS

Inter afër talenit të Ajax-it

17:44 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

E ardhmja italiane për Nicolas Tagliafico?

Mbrojtësi argjentinas i Ajax ka kohë që është në qendër të vëmendjes së Interit, duke gjykuar nga fjalët e agjentit të tij Ricardo Schlieper, që foli për FcInterNews.it, andaj duket një destinacion i mirëpritur për të dhe lojtarin, përcjell Korneri.net

“Shumë skuadra kanë qenë të interesuara për lojtarin, por virusi ka ndryshuar funksionimin normal të tregut – tha ai – Inter? Ne ndjekim ligat kryesore evropiane me interes. Dhe ajo italiane është qartë pjesë e saj. Është një klub i shkëlqyeshëm ku shumë lojtarë argjentinas kanë luajtur dhe ende luajnë me rezultate të shkëlqyera”, deklaroi ai duke e lënë të hapur mundësinë e transferimit te Inter. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme