Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, një komunikimi me median ka deklaruar se Qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta, të cilat kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do të fillojnë të aplikohen duke filluar që nga dita e hënë, datë 7 Dhjetor.
“Sot, një tjetër angazhim bëhet realitet, ashtu siç e kemi thënë dhe paracaktuar në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, u morën të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë të antigenit. Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenti, teste të cilat janë të njohura nga OBSH dhe tashmë janë të disponueshme Shqipëri gati për t’u vendosur në dispozicion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë atë në kuadër të hetimit epidemiologjik, në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre si me rëndësi kyçe në transmetimin e infeksionit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se në fazën e parë, pra nga dita e hënë deri në datë 20 dhjetor, testimi i shpejtë do të kryhet nga epidemiologët dhe do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetesor dhe më pas do të kryhet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin.
“Testi i shpejtë do të fillojë menjëherë nga epidemiologët në Tiranë dhe më pas në rrethe. Ndërsa pas 20 Dhjetorit, testimi i shpejtë do të shtrihet edhe në disa pika testimi të përcaktuara në disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe më pas, sipas një kalendari, edhe në disa struktura të kujdesit shëndetësor në rrethe. Planifikimi për testimin e shpejtë të antigenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, gjë që lehtëson organizimin, shmang grumbullimet dhe siguron parametrat e kërkuar të mbrojtjes së shëndetit. Pikat e testimit, do të bëhen të njohura në ditet në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh sipas ndarjes gjeografike. Nga 20 Dhjetori, testet e shpejta të antigenit do të vihen në dispozicion edhe të spitaleve rajonale për rastet e urgjencave të dyshuara, përpos testimit me metoden klasike te PCR”, tha Manastirliu.
Drejtuesja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh: “Testi i antigenit që është siguruar është thuajse 100% efektiv. Mund të ketë edhe teste të tjera të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo çfarë është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para, atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale. Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA“, tha Bino.
Duke bërë një përmbledhje të punës së deritanishme, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se që prej ditës së parë të Pandemisë dhe deri sot puna nuk ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen dhe mbështetjen e stafeve mjekësore dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e situates.
“Dyfishuam kapacitetet në shtretër me dy struktura të reja në Tiranë dhe sot kemi 550 shtretër në funksion në 4 spitalet COVID. Kemi 1600 shtretër për përballimin e situatës me përfshirjen e spitaleve rajonale, të cilët janë mirëpajisur me linjat e oksigjenit dhe infrastrukturën e nevojshme. Forcuam kapacitet spitalore me pajisje mjekësore për fuqizimin e spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale për përballimin e epidemisë nga pajisjet respiratore, monitore, pajisje radiologjike”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu se, terapitë e mjekimit janë ofruar falas sipas protokolleve në spitale dhe gjithashtu po vijohet me rimbursimine e trajtimit ambulator në banesë.
Duke ju përgjigjur interesit të medias Manastirliu ka deklaruar se, qeveria shqiptare është angazhuar plotësisht për të siguruar vaksinën antiCOVID në kohë dhe falas për qytetarët, nëpërmjet insturmentit COVAX, por la të hapur edhe mundësi të tjera që po vlerësohen aktualisht.
“Qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të siguruar në kohë dhe për të patur akses në vaksinën e sigurt, efektive, në momentin që ajo të bëhet e disponueshme. Aktualisht ne kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është nëpërmjet angazhimit direkt financiar me instrumentin Covax. Është bërë tashmë parapagimi në vlerën 3.9 milion dollarë për të mundësuar në momentin më të parë që të jetë e mundur. Pra Shqipëria, me këtë parapagim është përfshirë në dritaren e parë të negociatave për të aksesuar vaksinën. Paralelisht jemi në një proces negociimi me disa kompani, të cilat janë duke ofertuar përsa i përket vaksinave si dhe po vlerësojmë, qoftë përmes shteteve të Bashkimit Europian në mënyrë të drejtëpërdrejtë, apo nëpërmjet strukturave të BE, aksesin e shpejtë në vaksinën e sigurt,” u përgjigj Manastirliu./TCH
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para