Google ADS

Restorantet kanë nisur rezervimet për dasmat për vitin e ardhshme edhe pse ende nuk ka një vendim për ta

17:31 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Dasmat nuk kanë të ndalur edhe pse janë të ndaluara me vendim të qeverisë me qëllim mbrojtjen e popullatës nga virusi korona.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se nuk ka ditë që policia nuk intervenon në prishjen e dasmave dhe manifestimeve tjera familjare që rrezikojnë shëndetit e të pranishmëve në to.

Pasi ishin ndaluar në restorante, familjarë të shumtë kanë gjetura mënyra tjera të mbajtjes së dasmave, kryesisht në shtëpi private, që po ashtu janë të ndaluara me vendim të qeverisë.

“Unë po u tregoj se çdo ditë, jo vetëm që mbyllim dhe prishim ahengje familjare por edhe dorëzojmë padi penale dhe për ata do të ketë përgjegjësi. Dhe këtu, absolutisht nuk ka asnjë tolerancë, pa dallim nëse është në Tetovë, Gostivar, nëse është Kumanova, Shkupi, Haraçina, në cilën do pjesë të shtetit, në Maqedoninë Lindore ose në qytetet tjera”- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, thonë se gjatë kontrolleve të bëra, kanë hasur në shkelje të mëdha të masave kundër Covid19.

Inspektorati i Tregut

Prej hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, me të cilin u rritën kompetencat e të gjitha shërbimeve të inspektorëve, Inspektorati shtetëror i Tregut deri më tani ka shqiptuar 20 padi penale dhe 2 shkelje për prishjen e protokolleve shëndetësore, respektivisht për organizimin e dasmave.

Derisa institucionet po përballet organizimin ilegale të dasmave, shumë familjar ndërkohë kanë nisur rezervimin e dasmave në restorante për vitin e ardhshëm me shpresë se gjendja do të stabilizohet dhe më këtë do të hiqej edhe ndalesa për organizimin e tyre në sallonet e dasmave.

Që tani pronarët e restoranteve kanë kërkuar nga Qeveria ndryshimin e protokolleve që do ti mundësonin caktimin e datës së dasmave nga të interesuarit e shumtë.

“Interesimi është i bollshëm, do të thotë është i madh, kemi rezervime, mirëpo do të shohim prej sot e tutje se si do të ecë çështja e kësaj pandemia. Do të thotë a do të fillojmë me protokolle, ose si do të fillojmë, pasi për momentin jemi të mbyllur. Ndonëse ne kemi bërë një kërkesë tek Qeveria që pas vitit të ri të fillomë me punë me protokoll. Normal që pas vitit të ri, presim diku nga Marsi-Prilli të fillojmë e punë në bazë të protokollit që duhet të na mundësojë Qeveria”- pohoi Qëndrim Zendeli, pronar restoranti.

Me ndryshimet e reja ligjore, nëse inspektoratet konstatojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë mundësi që në vendin e ngjarjes të shqiptojnë ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë prej 10 deri në 30 ditë për subjektin që nuk i respekton masat. Ndërsa niveli i gjobave do të jetë sipas madhësisë së subjektit juridik./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme