Italia ka vendosur masa të reja qe nga dita e enjte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit.
Arbresh.info transmeton se me masat e reja ndalohen grumbullimet pas mesnatës dhe ndalohet lëvizja e qytetarëve në mes qyteteve.
Italia është duke përjetuar një numër të madh të viktimave nga koronavirusi.
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se që nga 21 dhjetori deri më 6 janar, lëvizja në mes 20 regjioneve italiane do të bëhet vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe emergjenca.
Në ditën e Krishtlindjeve, ditën e Dhuratave dhe për Vit të Ri, qytetarët nuk kanë të drejtë të dalin nga qytetet e tyre, transmeton arbresh.info
Në Itali, që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt janë regjistruar 58 mijë viktima dhe 1.665 milionë raste. Në Evropë, Italia radhitet në vend të dytë pas Britanisë së Madhe për nga numri i viktimave të regjistruara më COVID-19, shkruan Reuters./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...