Google ADS

Hoti tregon për tërheqjen e parave nga Trusti, sa kohë do të marrë ligji

16:24 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për media pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai thotë se është angazhuar Trusti Pensional që të bëhen përgatitjet e nevojshme dhe që kur të hyjë në fuqi ligji të aplikohet online me procedura të lehta, raporton portali arbresh.info

“Kemi angazhu ka një kohë Trustin Pensional që të bëjë përgatitjet e nevojshme. Posa pata një telefonatë me Trustin Pensional që do t’i takojë në fillim të javës në mënyrë që të sigurohemi që pas tetë ditëve kur të hyjë në fuqi ky ligj menjëherë të hapet sistemi online që qytetarët të aplikojnë për tërheqjen e mjeteve me procedura shumë të thjeshta”, deklaroi Hoti.

Me 71 vota pro është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Mes tjerash parashihet edhe mundësimi i tërheqjes së 10% të kursimeve në Trustin Pensional./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme